Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zajed Al Nahjan, ka bërë reagimin e parë pas përfshirjes së vendit të tij në luftë, teksa vizitonte të plagosurit nga sulmet në spital. Ai theksoi se vendi i tij nuk është një pre e lehtë, teksa shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një lëkurë të trashë dhe mish të hidhur. Po ashtu, ai paralajmëroi se do të kryejë detyrën ndaj vendit e popullit, duke shtuar se Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat përbëhen nga shtatë emirate, përfshirë Dubain, do të garantojnë sigurinë e qytetarëve.