Sali Berisha e konsideron ‘Paketën e Maleve’, të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama, si mbjellja e farës së armiqësive dhe vëllavrasjes. Sipas Berishës nuk mundet që toka t’i merret pronarëve për tua dhënë kujtdo investitori. SINK për sa i përket paketës së maleve, ajo është një plaçkitje e madhe që po bëhet. Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore sepse në vitin 2012, ne miratuam ligjin në të cilin investimin në të gjithë zonat malore e përjashtonim për 8 vite nga taksat. Por nuk autorizonim veten që të merrnim qoftë edhe një centimetër tokë nga dikush. Pra, ai që do bënte investimin, problemin do e zgjidhte me pronarët. Kështu që me këtë që po bën, vetëm po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes. Ish-kryeministri u bëri thirrje investitorëve që të mos pranojnë të prekin tokën e tjetrit, pasi është e pamoralshme, dhe sjell përplasje.