Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu e konsideron të paprecedentë faktin se Gjykata Speciale nuk i jep llogari asnjë institucioni në Kosovë. Në një intervistë për KosovaPress, Haxhiu sugjeron krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës ndërkombëtar apo vendor për Dhomat e Specializuara, veçanërisht në aspektin e të drejtave të personave të akuzuar.