Top News – Situata në veri të Kosovës / Europarlamentarët: Të zgjidhet paqësisht
28/09/2021 17:43

Ka hyrë në ditën e nëntë bllokimi i dy rrugëve në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar këto dy rrugë nacionale, në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia. Disa deputetë të Parlamentit Evropian, janë raportues për vendet e Ballkanit Perëndimor, të martën u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për situatën në veri. “Dëshirojnë që të shohin tërheqjen e njësive speciale të policisë dhe çfarëdo formacioneve ushtarake dhe heqjen e bllokadave të rrugëve”, thuhet në deklaratën e përbashkët të raportueses për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, raportuesit për Serbinë, Vladimir Bilçik, udhëheqësit të delegacionit për raportet midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, Romeo Franz dhe Tanja Fajon, që kryeson delegacionin për raportet me Serbinë në Parlamentin Evropian. Eurodeputetët po ashtu kërkuan që të ndalen veprimet dhe provokimet, sipas tyre, ndikojnë në mirëqenien e komuniteteve. “Kërkojmë nga Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij që të vazhdojnë punën drejt shtensionimit të krizës dhe i ftojmë liderët e Kosovës dhe Serbisë të përdorin platformën që ofron dialogu i lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe ato që lidhen me lirinë e lëvizjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51