Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak, një takim me nxënësit ekselentë të shkollës "Myslym Keta". Teksa iu përgjigj interesimit të të rinjve në lidhje me zhvillimin e qytetit tha se ajo që po ndodh në Ukrainë duhet të shërbejë edhe si një moment reflektimi për ne në Shqipëri, për të kuptuar se nuk duhet ta pengojmë njëri-tjetrin.