Pak orë para protestës së 3 marsit Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka lëshuar një thirrje për të gjithë shtetasit amerikanë që ndodhen në vendin tonë. Në mesazhin e ambasadës, ndër të tjera thuhet: “Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protesta mund të eskalojë edhe në dhunë.”