Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 6 vijojnë të jenë aktive. Vatrat aktive aktualisht janë në Elbasan, vendgrumbullimi i mbetjeve, pavarësisht izolimit të saj një ditë më pare, vijon puna për shuarjen e plotë. Deri tani, rreth 65 hektarë me pemë, shkurre dhe barishte janë djegur.