18 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. dy prej tyre vijojnë të jenë ende aktive ndërsa 2 të tjera nën monitorim. Zjarret kanë rënë në në bashkitë: Bulqizë, Dibër,Rrogozhinë, Përmet, Pogradec, Sarandë, Vlorë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kuçovë, Berat, Librazhd, Fier dhe Malësi e Madhe. ndërkohë vijojnë flakët në Dibër, në vendin e quajtur Liqeni I Luleve në parkun kombëtar të lurës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Për shuarjen e tij janë angazhuar forca të shumta zjarrëfikëse si dhe 30 efektivë nga radhët e forcave të armatosura. po ashtu po ndërhuhet edhe nga ajri me helikopter Cougar. sipërfaqja e djegur raportohet rreth 30 hektarë deri më tani.