28 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus këtë të diel, teksa është regjistruar 1 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije ndër të tjera se 24 pacientë janë shëruar në këto 24 orë të fundit. Situata prej muajsh tashmë është përmirësuar, ku numri I të prekurve nga Covid ka rënë ndjeshëm.