Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit, thotë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.