Policia e Shtetit ka përgenjështruar një lajm i cili është publikuar dhe kaq qarkulluar në rrjete sociale, se në Rinas ka rënë sistemi TIMS dhe është krijuar kaos. Në reagimin e policisë sqarohet se sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematik. Ndërkohë theksohet se lajme të tilla të pavërteta të cilat cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet përkatëse të policisë.