Top News – Sistemi i mbrojtjes Patriot në Ukrainë… / Gjermania në bisedime , ‘nxitje’ nga Polonia
25/11/2022 16:24

Gjermania tha të premten se po diskuton me aleatët për kërkesën e Polonisë që njësitë e saj të mbrojtjes ajrore, Patriot, të dërgohen në Ukrainë pasi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, sugjeroi se aleanca ushtarake nuk duhet të kundërshtonte një lëvizje të tillë. “Ne po bisedojmë me aleatët e saj se si ta trajtojmë kërkesën e polonisë”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane në Berlin. Ky i fundit i ofroi Varshavës, sistemin e raketave Patriot, për ta ndihmuar atë të sigurojë hapësirën e saj ajrore pasi disa raketa ‘qorre’ ranë mbi një fshat polak javën e kaluar duke vrarë dy persona. Ministri polak i mbrojtjes më vonë i kërkoi Gjermanisë, që njësitë e zjarrit të dërgoheshin në Ukrainë në vend të polonisë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha ndërkohë se lëvizje të tilla janë vendime që i takojnë shteteve individuale, që duhet të kenë parasysh në cdo moment rregullat për përdoruesit e fundit. Komentet e tij erdhën pasi ministrja gjermane e mbrojtjes, Kristin Lambreht, tha një ditë më parë se ndarja e sistemeve gjermane Patriot me një vend jashtë territorit të NATO-s do të kërkonte diskutime paraprake me NATO-n dhe aleatët. Raketat patriot prodhohen nga kompania amerikane Raytheon. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse NATO rrezikon të bëhet palë në konflikt nëse dërgon sistemet patriot në Ukrainë, stoltenberg vuri në dukje se aleatët kanë dërguar tashmë armë të avancuara në Kiev pa i shoqëruar ato me personel të NATO-s. Kur është nevojitur, vetë ukrainasit janë trajnuar në një nga vendet e aleancës për përdorimin e këtyre armatimeve.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58