Siria është vendi I radhës që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Përmes një njoftimi në Facebook, presidentja Vjosa Osmani tha se marrëveshja për njohjen u arrit nga mbështetja e princit të Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, ndërsa falënderoi presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, për vendimin për njohjen e Kosovës.