Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, nga e cila vendi ynë mund të shndërrohet në kryeqendër të prodhimit të energjisë elektrike në rajon. Marrëveshja u nënshkrua në Baku të Azerbajxhanit dhe ajo parashikon që Korporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe homologia e emirateve, Masdar të themelojnë një kompani të përbashkët, që do të investojë në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor.