Dënimi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, me 3.4 vite burg, në sallën e gjyqësorit është cilësuar ‘Triumf’ i sistemit të drejtësisë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Presidenti Enio Jaço, i ka dedikuar dënimit të Tahirit, një postim në facebook, ku argumenton se ky vendim i gjyqësorit ka ndezur sinjalin e parë se drejtësia në Shqipëri po zgjohet. Pavarësisht masës së dënimit që kërkon guxim dhe “stomak të fortë” ligjor e profesional, fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë në nivelet më të larta të qeverisë mund të ndëshkohen po ç’rrënjos kulturën primitive, që përbën thelbin e problemeve në Shqipëri. Një fenomen i ngritur me shqetësim nga Dhoma Amerikane për padrejtësitë që prej vitesh vuajnë bizneset e ndershme në dyert e gjykatave, e që gjithashtu mban larg investitorët e huaj.