Kriteret e pamiratuara të demokratëve dhe komoditeti i socialistëve në raundin e katërt të votimeve, po mbajnë pezull negociatat mes palëve për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës. Por, në minutat e fundit të konferencës së kryetarëve, u dhanë sinjalet e para të një konsensusi mes palëve. Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri një hap pas dhe pranoi që dy krahët e politikës të merrnin në shqyrtim draftin e propozuar nga Partia Demokratike.