Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë ka thirrur të mërkurën mbajtjen e një proteste në Prishtinë. Kërkesat e sindikalistëve janë rritje e pagave dhe nënshkrimi i kontratave kolektive. Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj tha se protesta do të mbahet në mesditë, teksa nuk përjashtohet edhe përshkallëzimi i saj.