Në këtë 20 shkurt shënohen 33 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës. Një ngjarje kjo që ndryshoi rrjedhën e historisë në Shqipëri, për të gjitha ngjarjes që do të pasonin. Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës erdhi pak muaj pasi regjimi komunist në vend kishte rënë, për t’i lënë vend pluralizmit politik. Në 20 shkurtin e vitit 1991 mijëra qytetarë u drejtuan nga shtatorja e atij që drejtoi Shqipërinë në regjimin komunist për më shumë se 4 dekada, duke shprehur revoltën e tyre ndaj atij sistemi qeverisës.