Shqipëria pret në “Arenën Kombëtare” dy duele të rëndësishme të vlefshme për Ligën e Kombeve, përballë Republikës Çeke më 16 nëntor dhe tre ditë më pas me Ukrainën. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho publikoi listën, ku janë rikthyer Bare, Uzuni dhe Manaj, ndërsa mungon Armando Broja. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka surpriza. Megjithatë, trajneri kuqezi tha në konferencën për shtyp se aktivizimi i Kumbullës, Manajt dhe Bares nuk është i sigurt dhe do të vlerësohet nga mjekët.