Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Silent”, pas një hetimi dy mujor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Forcën Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë, në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”, dy shtetas banues në Vorë. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, policia sekuestroi 4 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do të shiteshin tek grupe kriminale pasi të ishin modifikuar me silenciatorë. Në mjet u gjet edhe një thikë.