Fredi Beleri u bë i pari kandidat që fiton zgjedhjet nga burgu, teksa ia doli të marrë besimin e banorëve të Himarës, për të drejtuar bashkinë e qytetit për katër vitet e ardhshme. Anëtari i PBDNJ-së, i cili garonte nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua në orët e para të mëngjesit të 12 majit, pasi u kap në flagrancë, duke negociuar dhe blerë vota për zgjedhjet e 14 majit.