Shkelja e sigurisë në transportin dhe ruajtjen e kafshëve, mishit të tyre, apo të produkteve ushqimore për kafshë, në rastet kur nuk përbën vepër penale mund të ndëshkohet deri në 2 milionë lekë gjobë. Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin për kontrollet zyrtare për ushqimin e kafshëve.