Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vlerësuar nivelin e zbatimit të masave të paketës së sigurisë, dhe u ka kërkuar gjimnazistëve që për të gjitha problemet negative, sidomos tentativave për shpërndarje lëndësh narkotike, të vënë në dijeni drejtuesit e shkollës, ose policinë. Gjatë një takimi me drejtuesit dhe nxënësit e gjimnazit “Abaz Shehu” në qytetin e Tepelenës, ministri theksoi se lufta kundër fenomeneve negative, kriminale, kërkon angazhimin e secilit, për të qene e suksesshëm.