Ngjarjet e rënda kriminale të këtij muaji, që kulmuan me atentatin ndaj krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, sapo doli nga aeroporti I Rinasit Gilmando Danit, kanë shtyrë PArtinë Demokratike të kërkojnë një mocion me debat në Kuvend. Objekti I këtij mocioni me debat të kërkuar nga 7 deputetë demokratë, është situata alarmante me kimin në vend, teksa PD u referohet raporteve nderkombetare perfshire raportin e departamemtit amerikan te shtetit, ku flet per pastrim te parave te krimit te organizuar ne ndertime dhe vepra publike.