Kryeministri Edi Rama publikoi rezultatet e indeksit të sigurisë kibernetike, sipas së cilit, Shqipëria renditet në vend të nëntë në botë, me një rezultat prej 92.5 pikësh. Në këtë fushë shfaqet një përmirësim i ndjeshëm, pasi në vitin 2023, Shqipëria qëndronte në vend të 54-t, ndërsa në vitin 2025, renditej e 15-ta.