Ambasada amerikane në Tiranë dhe policia shqiptare pritën në një takim këtë javë drejtorin e Programit të Asistencës për Antiterrorizmin në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit, Timothy Leeds dhe menaxherin e programit James Doherty. Leeds dhe Doherty, nën shoqërinë e oficeres së re të Sigurisë Rajonale të Ambasadës, Kathryn Hammond, u takuan me shefin e policisë së shtetit Muhamed Rrumbullakun, ku një nga cështjet që u diskutua mes tyre ishte mënyra se si programi i asistencës në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike mund të vazhdojë të mbështesë zbatimin e ligjit në vendin tonë.