“Siguri për vajzat dhe gratë”, “Armiku ynë është patriarkati”, “Edhe sa thirrje të humbura”, kanë qenë thirrjet që kanë shoqëruar protestën e organizuar nga Kolektivi Feminist në Kosovë, për vrasjen e Erona Coklit nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu. Të afërm të viktimës, por edhe të tjerë kanë protestuar në rrugët e Prishtinës, për dënimin e autorit të ngjarjes dhe ndërshkimin e tij për aktin e rëndë. Ndërkohë që bënë thirrje edhe për më shumë siguri për vajzat dhe gratë.