Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur zyrtarisht hetimet për Vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e 3 të tjerëve më 21 janar 2011. Kjo çështje u rihap për gjykim pas një vendimi të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që e konsideronte si një krim shtetëror, si dhe me vendim të Gjykatës së Lartë, e cila citon edhe këtë gjetje të GJEDNJ, e cila foli pas kërkesës së familjarëve të të ndjerit.