Raporti i fundit i Qendrës Europiane të Monitorimi te Drogave dhe varësisë ndaj tyre, tregon se roli i grupeve shqiptare në trafikun e kokainës në Europë ka ardhur në rritje vitet e fundit. Raporti, që merr në analizë situatën e narkotikëve në Ballkanin Perëndimor, nënvizon se grupet shqipfolëse kanë arritur të kthehen në aktorë të pavarur përmes krijimit të lidhjeve të drejtpërdrejta me Amerikën Latine, duke forcuar pozitën e tyre në tregjet europiane dhe duke e zgjeruar me shpejtësi zonën e vet të veprimit.