Zbardhet ngjarja që ndodhi mbrëmjen e së martës në një lokal në Librazhd, ku Shpëtim Skura, 35-vjeç u qëllua me plumb nga Albi Biçaku 25-vjeç, i njohur si person problematik në qytet. Sipas policisë, 35-vjeçari është plagosur aksidentalisht nga i riu, i cili tentoi të vriste një shtetas tjetër, pasi ky i fundit ishte konfliktuar me vëllanë e tij. Biçaku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur shënjestra dhe si pasojë është plagosur aksidentalisht në këmbë Skura., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.