111-vjetori i Pavarësisë bëri bashkë këtë të martë drejtues politikë nga të gjitha trojet, ku rreth orës 10:00 krerët më të lartë të shtetit shqiptar si presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë politikë, duke lënë pas pikëpamjet e tyre. Kryeministri i Kosovës nuk pranoi të komentojë mbi situatën politike dhe marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, për të mos prekur shenjtërinë e kësaj dite, ndërsa e kundërta ndodhi nga kreu i opozitës shqiptare, ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit në një prononcim për mediet, krahas urimit për të gjithë shqiptarët, u shpreh se ishte betuar para varrit të Ismail Qemalit, se do të shporrte në Beograd, atë që e konsideroi si Pashiqi shqiptar, kryeministrin Edi Rama.