Një aksion i ndërmarrë nga Antimafia italiane kundër organizatës mafioze të Ndranghetas në zonën e Torinos ka çuar në zbulimin e miliona eurove të fshehura në kazanë të mëdhenj prej hekuri, që ishin groposur në oborret e shtëpive të bosave që i posedonin. Kontrollet e policisë kanë nisur që prej mëngjesit të së martës, që është shtrirë edhe në pjesë të tjera të Italisë. Në krye të grupit, sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës. Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme.