Gjergj Kohila, ish shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Qarkut Vlorë, u vetëdorëzua mbrëmjen e së mërkurës në polici. Prokuroria disa kohë më parë lëshoi udhër arresti për Kohilën, pasi ky I fundit dyshohet të jetë i pëfshirë në dosjen Habilaj për trafik të lëndëve narkotike. Ish shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar ka qenë në arrati për gati 3 vite, ndërsa nuk dihet ende arsyeja që përse ai u vetëdorëzua në polici në prani të avokatit të tij mbrëmjen e së mërkurës.