Gjatë plotësimit të deklaratës individuale të të ardhurave, të njohur si DIVA, një pjesë e tatimpaguesve kanë rezultuar me tepricë kreditore të tatimit mbi fitimin. Në e-filling, kjo tepricë është shënuar si tatim i mbipaguar. Administrata tatimore shpjegon tre mënyra sesi mund të përdoret kjo shumë parash.