Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbarkuar në zyrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që është shkalla e parë e vettingut për të verifikuar përputhshmërinë e shpenzimeve të financave. Punonjësit e KLSH-së janë parë këtë të mërkurë te zyrat e KPK-së, për herë të parë që prej ngritjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, këtu e tetë vite më parë. Auditimi financiar do të shtrihet në kohë përgjatë viteve të kaluar, ndërsa për këtë vit, Ministria e Financave ka vënë në dispozicion të KPK-së 326 milionë lekë.