Ivana Iliç Sunderic nuk kishte dëgjuar kurrë diçka aq shqetësuese në një protestë sa zhurma që theu heshtjen përkujtimore gjatë një tubimi të madh kundër qeverisë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. “Ishte gjithcka e qetë dhe paqësore dhe më pas dëgjuam diçka që nuk mund ta shihnim … si një tingull që vinte drejt nesh, një fishkëllimë e papërballueshme”, thotë ajo për incidentin e 15 marsit.