Florian Përvathi ishte vetëm 4 vjeç, kur të dy prindërit e tij humbën jetën, babai i ekzekutuar nga fqinji dhe nëna nga dhimbja për humbjen e bashkëshortit u vetëhelmua. Përgjatë këtyre 13 viteve ai ka jetuar me këtë plagë të madhe mbi shpinë dhe me kanunin, i cili kërkon marrjen e gjakut. Kjo gjë ndodhi tani në moshën 17-vjeçare, ku për Florianin kjo ishte marrja e nderit.