Me kapuçë në kokë dhe të armatosur, 7 ishin personat që mësynë drejt berberhanes në fshatin Rrilë të Lezhës, nga ku mbeti i plagosur Sokol Daci. Autorët u prezantuan si policë dhe iu kërkuan të pranishmve të mos lëviznin, teksa 5 prej tyre mbanin në duar automatikë, ndërsa 2 të tjerë shkopinj bejsbolli. Nga të dhënat e reja hetimore, rezulton se autorët kishin për qëllim të dhunonin 21-vjeçarin, Merando Nikulaj, me të cilin kishin pasur konflikt disa muaj më parë. Por, rrjedha ndryshoi, pasi u përballën me breshërinë e 16 plumbave, disa prej të cilave u shkrepën nga punonjësi i policisë që ndodhej në vendngjarje.