Kryeministri Edi Rama thumboi nga Elbasani ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-Presidentin Ilir Meta. Në një takim me gratë dhe vajzat në Elbasan në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit, tha se e duan bashkinë e Elbasanit vetëm për ta mbajtur peng dhe jo për të punuar.