Askush nuk kishte dëgjuar gjë për ‘Hakmarrjen për drejtësi’, deri në tetor të 1996-s, kur u përmendet për herë të parë në një kronikë të televizionit publik shqiptar. Ishte viti i fundit i Sali Berishës në pushtet, që në atë kohë ishte nën presionin e fortë të revoltës popullore për humbjen e parave në skemat piramidale. Kronika fliste për një aksion të ndërmarrë në një banesë në Tiranë, ku ishte zbuluar një arsenal i madh armësh. Por, nuk jepej asnjë detaj më shumë, as për lagjen e banesës as se kujt i përkiste si banesa, si armët.