Është zbardhur motivi i sherrit mes adoleshentëve në Korçë, ku si pasojë një 14-vjeçar mbeti i lënduar rëndë. Shkak për shërrin e së dielës ishte një konflikt verbal që kishte ndodhur ditën e shtunë mes dy minorenëve. Konflikti i parë nuk ka degraduar në përdorim të mjeteve të forta, por ka qenë konflikt fizik pa dëmtime. Ndërsa, të dielën pikërisht minoreni i lënduar në konfliktin e parë, ka marrë shoqërinë e tij dhe ka shkuar për të goditur palën tjetër.