Normaliteti në Kuvend ka mbetur peng i qejfmbetjeve. Socialistët kanë etikën, parakusht për të negociuar, ndërsa demokratët nuk mund të flasin fare për etikën me pretendimin se hapësira e debatit u është ngushtuar. Procesverbali i konferencës së kryetarëve tregon se larg objektivit të kamerave, tonet mes palëve janë edhe më të agravuara.