Qeveria planifikon që përgjatë vitit të ardhshëm të nisë procesin e rivlerësimit të pronave dhe përditësimit të çmimeve të renferencës, që do të rishikohen sipas rezultateve të përfituara nga rivlerësimi. Projektligji i hedhur për diskutim prej muajsh nga Ministria e Financave propozon që tatimi për rivlerësimin të jetë 5 për qind nga 15 për qind që aplikohet aktualisht gjatë shit-blerjes së pronave.