Shtrëngimi i radhëve nga ana e Gardës së Republikës dhe kontrollet e imtësishme nuk penguan deputetët e opozitës që në seancën e së hënës të fusnin sërish flakadanë në sallë dhe të shkaktonin tym e kaos. Por, si hynë flakadanët këtë herë? Top News ka siguruar ekskluzivisht momentet kur deputetët Flamur Noka merr nga Albana Vokshi flakadanin, që më pas e ndez në sallë. Deputetja demokrate e kishte fshehur atë te kutia e syzeve, ndërsa në hyrje garda i ka kontrolluar vetëm çantën.