Alarmi nga Uashingtoni për lobime ruse në Partinë Demokratike, vuri në lëvizje Komisionin Qëndror të Zgjedheve, i cili kërkon ndryshim ligjor, për të mundësuar një hetim më të thellë për sasinë e parave dhe burimin e tyre. Aktualisht financimi i partive politike në vend, rregullohet nga Kodi Zgjedhor, ligji për partitë politike dhe aktet nënligjore të KQZ-së. Sipas këtij kuadri ligjor, ndalohet ndihma financiare dhe materiale nga qeveri si dhe nga ente publike apo private të huaja.