Një skenë që të kujton filmat aksion ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, te Çifligu në Sukth. Efektivët e policisë konstatuan një automjet të vjedhur pak ditë më parë, me të cilin më 21 gusht ishte kryer një grabitje në një karburant në Sukth, ku sipas njoftimit të punonjësit të karburantit ishte vjedhur e gjithë xhiroja ditore.