Amarildo Beqiri nuk është shqiptari i vetëm që humbi jetën në Islandë dhe që është vrarë nga një dorë mafioze. Në dhjetorin e vitit 2017, një tjetër shqiptar humbi jetën në rrethana krejt të ndryshme nga ajo e Amarildo Beqirit. I riu, Klevis Sula teksa shoqërohej nga dy shqiptarë të tjerë pa një burrë që qante në rrugë dhe iu afruar në Rekjavikun e largët për ta ndihmuar. Por në vend të një faleminderit mori goditjen vdekjeprurëse me thikë.