Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përshëndeti paraqitjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të projektligjit kundër diskriminimit të shqiptarëve, i cili kërkon që Departamenti i Shtetit të raportojë mbi trajtimin e pakicave etnike nga Serbia, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se ky akt përfaqëson një njohje të rëndësishme institucionale të problematikave serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, veçanërisht të çështjes së pasivizimit.