Dikur NATO kishte 50.000 mijë trupa në Kosovë ndërkohë që sot ka vetëm afro 4.000 paqeruajtës. Sido që të jetë, misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR, vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë. Trupat e KFOR-it, që janë nga 27 shtete të botës, kanë për mandat që të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.