Zyrtarët amerikanë konfirmuan për FOX Neës se CIA ndërmori një fushatë të gjerë mashtrimi si pjesë e misionit amerikan për të shpëtuar një pilot amerikan të F-15 të rrëzuar nga forcat iraniane në juglindje të vendit të premten. Piloti, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, ishte një nga dy personat në ekuipazhin e avionit të rrëzuar. Ai qëndroi për më shumë se 36 orë i fshehur në malet iraniane në pritje të shpëtimit. Në misionin e shpëtimit, një rol thelbësor kanë luajtur agjentët e CIA-s. Burimet thanë për Fox Neës se CIA përhapi fjalët në Iran se piloti ishte kapur dhe arrestuar nga autoritetet, ndërkohë që forcat speciale ishin ende në kërkim të tij. Përhapja e këtij informacioni të rremë uli gatishmërinë e forcave iraniane të sigurisë, ku një pjesë e mirë e tyre pezulluan misionet e kërkimit të pilotit me besimin se ai ishte arrestuar tashmë. Në kohën që forcat iraniane përpunonin lajmin e rremë, specialët e SHBA ishte në gjetën dhe zhvendosën pilotin nga terreni armik.